Premier League

Sancho i jep fitoren e tretë radhazi Man. United, debuton Casemiro (video)

Manchester United merr fitoren e radhës në Premier League, këtë herë përballë Leicester City-t. Jadon Sancho zhbllokoi sfidën e fundit të javës së pestë të Premier Leeague-s, që u luajt në “King Power Stadium”, në minutën e 23-të. Një gabim në rinisjen e lojës nga vendasit u shfrytëzua më së miri nga Rashford, që nxori të lirë Sanchon, i cili nuk mund të gabonte në atë pozicion, 0-1.

Kujtojmë që trajneri i “Djajve të Kuq”, Ten Hag, nuk ka përfshirë në formacionin titullar Ronaldon, sikurse blerjen e rëndësishme Casemiro. Të dy lojtarët e nisën nga stoli bashkë me emra të tillë si Maguire, Fred apo Van de Beek, gjithsesi i aktivizuan në pjën e dytë.

Pavarësisht rasteve që u regjistruan në të dyja portat, nuk pati ndryshim tjetër rezultati, me ManchesterUnited që siguron fitoren e tretë radhazi pas atij starti të shëmtuar me dy humbje. Aktivizimi i Ronaldos tregon se portugezi do ta vijojë karrierën në “old Trafford”, pavarsisht thashethemeve të shumta për të ardhmen e tij.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency