Ligue 1

Humbi garën për titullarin e portës me Donnarumman, por kostarikani nuk largohet nga Parisi

Keylor Navas, përtej thashethemeve për të ardhmen e tij dhe ofertave të panumërta, ka konfirmuar përmes Instagramit se do të qëndrojë te PSG këtë sezon.

Portieri 35-vjeçar la këtë mesazh që konfirmon vijimin e karrierës së tij në Paris:

“Pas një vere me pasiguri të madhe, ka ardhur dita të falënderoj klubet që janë interesuar për mua, duke vlerësuar punën dhe karrierën time. Është krenari të jesh kaq shumë i kërkuar.Është gjithashtu koha t’ju informoj se do të vazhdoj të punoj fort në Paris, pa humbur besimin, duke ndihmuar sa më shumë skuadrën, pa u dorëzuar dhe si zakonisht, duke dhënë më të mirën çdo ditë. Faleminderit për urimet tuaja, vazhdojmë luftën dorë për dore me Zotin”.

Në ndeshjet e para të Ligue 1, Donnarumma është zgjedhur nga Galtier si titullar dhe nuk duket se kjo situatë do të ndryshojë. Përveç kësaj, është edhe Sergio Rico që do të luftojë për të zëvendësuar në ndonjë rast italianin.

Sezonin e kaluar, me Pochettinon trajner të PSG-së, Keylor Navas luajti 21 ndeshje në Ligue 1 dhe vetëm tri në Champions League. Pak nga pak ai e humbi betejën ndaj Donnarummas.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency