Konfirmohet lajmi i SuperSport, ish-i Dinamos prezantohet në Maqedoninë e Veriut
Klubi i Strugës në Maqedoninë e Veriut ka zyrtraizuar nënshkrimin me ish-futbollistin e Dinamos në sezonin e kaluar, Edis Malikji. Mbrojtësi i krahut të djathtë cilëohet si një goditje në merkato, duke marrë parasysh edhe eksperiencën e tij në vitet e fundit në Superiore ku ndër të tjera është aktivizuar edhe me Kukësin.
Ndërkohë, për Malikjin bëhet fjalë për një rikthim në Maqedoninë e Veriut pasi më herët ka qenë pjesë edhe në radhët e Rabotnickit dhe Shkupit. Ndërkaq, Malikji e gjen ekipin e Strugës në superformë pasi deri më tani skuadra Ii ka fituar të pesta ndeshjet e para duke hedhur kandidaturën për triumfin final dhe për t’i rrëmbyer fronin Shkupit.
View this post on Instagram



