Legjionarët

VIDEO/ Muçi fatsjellës për Legian, aktivizohet nga stoli dhe ndihmon ekipin të marrë kryesimin e kampionatit

Ernest Muçi vijon me formën e shkëlqyer në këtë fillim të sezonit me Legian e Varshavës. Sulmuesi, rezultoi protagonist edhe njëherë për polakët në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Radomiak.

Në fakt, lojtari i kombëtares nuk e nisi këtë sfidë si titullar por u aktivizua nga trajneri Kosta Runjaic në minutën e 66-të. Gjithsesi, kjo nuk e pengoi 21-vjeçarin të shfaqë cilësitë e tij teksa në minutën e 83-të dhuroi pasimin final për Augustyniak që realizoi golin e vetëm të Legias në këtë takim.

Ishte asisti numër tre për ish-futbollistin e Tiranës në këtë sezon ndërsa sulmuesi ka gjetur edhe dy herë rrugën e rrjetës në kampionat. Pas këtij triumfi, Legia ngjitet në vendin e parë të klasifikimit teksa skuadra dhe Muçi, nuk ngjasojnë aspak me atë të sezonit të kaluar duke lënë pas paraqitjet zhgënjyese.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency