VIDEO/ Çmenden tifozët, Maradona shfaqet në Skoci!
Kanë kaluar dy vite nga vdekja e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona. Tifozët, sidmos ata argjentinas nuk e kanë harruar numrin 10-të, teksa në shumë ndeshje kanë shpërndarë imazhe në të cilat shfaqet silueta e Maradonës. Rasti i fundit ishte në Wembley në finalen e “Finalissima” mes Argjentinës dhe Italisë, aty ku amerikano-latinët triumfuan.

Ndërkohë, së fundmi një video nga stërvitja e Dundee United në Skoci është shndërruar në virale në rrjetet sociale me tifozët të cilët janë të bindur se pas krahëve të zëvendëstrajnerit Liam Fox, shfaqet Maradona.
Sigurisht, bëhet fjalë për një prej lojtarëve të ekipit skocez që është duke bërë disa vrapime për nxehmje, edhe pse duhet thënë se ngjashmëria me legjendën argjentinase është e frikshme dhe fansat me të drejtë kanë nisur të fantazojnë.



