VIDEO/ Një talent i vërtetë, Zaniolo këndon live në koncertin e Antonello Venditti dhe Francesco De Gregori
Nicolo Zaniolo si duket nuk paska talent vetëm për të luajtur futboll, por edhe për të kënduar.
Mesfushori 23-vjeçar ka dhënë një performancë surprizë në koncertin e Antonello Venditti dhe Francesco De Gregori.
Lojtari i Romës ka kënduar himnin e “verdhekuqve”, ndërsa u ngjit në skenë me krahun e dëmtuar dhe këndoi “Grazie Roma”, për kënaqësinë e tifozëve të Romës të pranishëm.
Zaniolo foli shkurt edhe për rikthimin e tij në fushë: “Për dy javë, jam mirë”.



