FOTO/ Trashëgimtar i Cavanit, zbulohet numri që Antony do mbajë te Manchester United
Manchester United ka konfirmuar numrin e fanellës që Antony do të veshë këtë sezon, pas transferimit të tij në ditën e fundit të merkatos nga Ajax te “Djajtë e Kuq”.
Braziliani do të mbajë numrin 21 te United, ndërsa këtë të dielë pritet që t’i bashkohet ekipit në “Old Trafford”, në ndeshjen përballë Arsenal.
Antony nuk është i pari amerikano-jugor që vesh numrin 21 te United. Diego Forlan, Rafael da Silva dhe së fundmi Edinson Cavani e kanë mbajtur më parë këtë numër. Ndërsa kur ka qenë pjesë e Ajax, Antony ka mbajtur numrin 11.




