Akuza e rëndë nga Katari: Rodríguez, një dështim profesional
Fjalët e James Rodriguez në Spanjë, ku i kërkonte dëshpërimisht Valencias që të nënshkruante me të, nuk janë pritur mirë në Katar. Mediet e këtij vendi kanë qenë shumë të ashpra me kolumbianin, më konkretisht Al Arab, që në shkrimin e saj e ka titulluar: “Rodríguez, një dështim profesional”.
Akuzat që bëhen në artikull janë të jashtëzakonshme: James ka simuluar lëndime gjatë gjithë vitit me Al Rayan për të humbur seancat stërvitore dhe ndeshjet:
“Për fat të keq, në vend të zellit dhe pjesëmarrjes në lojë, ai pretendonte se ishte lënduar dhe kjo ndodhte në vazhdimësi, duke fabrikuar lloj-lloj justifikimesh për të mos u stërvitur.”



