Featured

VIDEO/ Godet me top një vajzë në tribuna dhe shkon t’i kërkojë falje, tifozi përzë futbollistin

Futbollisti i New York Red Bulls, Dru Yearwood ishte protagonist negativ në ndeshjen e humbur me rezultatin 0-2 ndaj Philadelphia. Mesfushori nuk mundi t’i kontrollonte nervat e disfatës dhe në minutat e fundit të ndeshjes, godet me forcë topin për ta larguar nga fusha në mënyrë demonstrative.

Mirëpo, për fatin e tij të keq, topi godet në fytyrë një vajzë në shkallët e stadiumit dhe që për më tepër ishte tifoze e New York Red Bulls. Dru kupton menjëherë gabimin dhe shkon për t’i kërkuar falje mirëpo një djalë që ishte së bashku me vajzën, nuk e lejon dhe e përzë ndërsa edhe pjesa tjetër e stadiumit nis koret kundër tij.

I gjendur në një situatë të pashpresë me tifozët e tij kundër, vetëm disa sekonda më pas, Dru merr edhe kartonin e dytë të verdhë dhe lë të tijtë me 10 lojtarë duke kompletuar kështu një mbrëmje për t’u harruar.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency