Ligue 1

Laçi titullar ndaj Lorient, por Ajaccio nuk njeh asnjë fitore në 6 javë

Skuadra ku luan mesfushori i kombëtares shqiptare Qazim Laçi, Ajaccio numëron sot humbjen e pestë në gjashtë ndeshje të zhvilluara këtë sezon të Ligue 1.

Ajaccio u mund 0-1 në “Stade François Coty”, në një ndeshje që pavarësisht se u dominua nga vendasit, tre pikët në fund i mori Lorient, një sfidë të cilën mesfushori shqiptar e nisi që nga minuta e parë.

Goli i vetëm i këtij takimi u realizua në minutën e 51’ nga Ouattara Da, i cili i dhuroi tre pikët ekipit të tij.

Pas javës së 6, Ajaccio renditet në vend të fundit me vetëm 1 pikë, teksa Lorient qëndron në vend të gjashtë me 10 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency