VIDEO/ Arsenali ndalet në “Old Trafford”, shkëlqen me dygolësh Rashford
Manchester United i shkakton humbjen e parë Arsenalit në Premier League (“Topçinjtë” kishin regjistruar pesë fitore radhazi). Në “Old Trafford” u zhvillua një klasike spektakolare e futbollit anglez, me një ritëm të jashtëzakonshëm dhe me një atmosferë që vetëm Premier League ta ofron. “Djajtë e Kuq” triumfuan 3-1, duke regjistruat fitoren katërt radhazi dhe harruar përfundimisht atë start të keq të sezonit.
Afrimi i fundit i Manchester United rezultoi një goditje e vërtetë. Antony debutoi me gol në përballjen me Arsenal që është duke u luajtur në “Old Trafford”.
Sulmuesi që u zyrtarizua te “Djajtë e Kuq” në ditën e fundit të merkatos, shënoi në minutën e 35’ pas një asisti nga Rashford, duke zhbllokuar sfidën dhe duke i dhënë avantazhin vendasve.
22-vjeçari kaloi nga Ajax te Manchester United, si një nga emrat më të dëshiruar nga trajneri Ten Hag, për shumë e 85 milionë paundve.
Epërsia e Manchester United zgjati deri në minutën e 60-të, pasi Saka realizoi për “Topçinjtë”, të cilët deri në ato momente po e dominonin sfidën, 1-1.
Vetëm pesë minuta më vonë, “Djajtë e Kuq” rikthyen avantazhin me Rashford, që nuk fali përballë portierit pas një asisti të dhënë nga Bruno Fernandes.
E pabesueshme ajo që ndodh në “Old Trafford”: pas një sulmi të shpejtë të “Djajve të Kuq” (75′) Eriksen tregohet altruist, duke pasuar për Rashford, që vetëm mund ta shtynte topin drejt rrjetës. Ky ishte edhe goli i fundit i sfidës, e fituar me meritë nga skuadrae Ten Hag.



