La Liga

Xavi magjepset nga talenti 15-vjeçar, e merr në ekipin e parë (video)

Një 15-vjeça nga La Masia ka magjepsur Xavi Hernanezin. Trajneri i Barcelonës kërkoi disa emra nga skuadrat zinxhir, të cilët kanë potencial për të ardhmen dhe mes “adoleshentëve” të ndryshëm ai “u dashurua” me talentin e Lamine Yamal.

Djaloshi i datëlindjes 2007 me siguri nuk do të kërkojë shumë kohë për të spikatur në ekipin e parë, sepse emri i tij tashmë është shënuar me të kuqe nga njerëzit e stafit dhe Xavi po e ndjekin me vëmendje të veçantë.

Xavi e ka thirrur tashmë këtë të diel në ekipin e parë. Lamine është ende 15 vjeç, madje sapo i ka mbushur. Për shkak të moshës së re, duhet të luajë në Kadet A, por këtë vit do të jetë tashmë në Juvenile A, duke u përballur me futbollistë tre vjet më të mëdhenj se ai.

Yamal është një talent i veçantë. Shumë në Ciutat Esportiva e krahasojnë atë me Ansu Fatit. Roli i tij është sulmues dhe më shumë ka spikatur si anësor. Është një futbollist i shpejtë, nuhatës goli, dhe teknikisht spektakolar. Këtë vit ky talent do të duhet të nënshkruajë kontratën e parë profesionale dhe ofertat nuk do të mungojnë. Fati i klubit të Barçës është se Lamine këshillohet nga Iván de la Peña. Si Gavi apo Eric Garcia.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency