Futboll

VIDEO/ I shpëton forcave të sigurisë, tifozi shkelmon futbollistin në mesin e fushës

Besiktas mori një fitore të rëndësishme në elitën e kampionatit turk teksa mposhti në transfertë me rezultatin 2-3, Ankaragucu. Pjesë e triumfit të miqve ishte edhe Dele Alli që shënoi njërin prej golave ndërsa nga ana tjetër, vendasit nuk ruajtën qetësinë teksa një prej tifozëve ia doli të kalonte punonjësit e sigurisë dhe të godiste me shqelm futbollistin e Besiktas, Ucan.

Ky i fundit ishte duke qëndruar në mesin e fushës me pjesën tjetër të futbollistëve, megjithatë tifozi ia kishte “vënë syrin” Ucan duke e goditur në një mënyrë tejet të dhunshme. Ndërkohë, fansi i cili goditi Ucan u ndal më pas nga punonjësit e sigurisë, por edhe lojtarët e tjerë të Besiktas gjithashtu ndërhynë për të neutralizuar tifozin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency