Itali

Allegri me “dhimbje koke” para PSG, Juventus humbet fantazi dhe shpejtësi

Juventus nis të martën rrugëtimin në Champions League teksa bardhezinjtë i pret një ndeshje e vështirësisë maksimale ndaj PSG së yjeve. Por, për ta bërë edhe më të pamundur misionin e bardhezinjve, mendon fati që tashmë duket sikur punon kundër italianëve. Kjo sepse Angel Di Maria nuk mund të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen me PSG teksa argjentinasi vijon të vuajë dëmtimet muskulore.

Në fakt, sinjalet negative për sulmuesin anësor erdhën prej ndeshjes së fundjavës kundër Fiorentinës kur trajneri Massimiliano Allegri e zëvendësoi Di Maria në minutën e 46-të.

Mirëpo, stafi teknik i Juventus kishte besim se Di Maria do të mund të stërvitej normalisht dhe të zbriste në fushë për të sfiduar ish-ekipin e tij. Gjithsesi, diçka e tillë nuk mund të realizohet teksa emri i 34-vjeçarit mungon në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Allegri ndërsa mbetet të kuptohet se për sa kohë, Di Maria nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency