Angli

I ndjekur nga Barcelona dhe Real, Chelsea udhëheq garën për talentin rus

Gjigandët e Europës janë gjithnjë të vëmendshëm kur vjen puna te talentet, teksa në një garë me shumë rivalitet janë përfshirë së fundmi Barcelona, Real Madrid dhe Chelsea. Fjala është për një 19-vjeçar nga Rusia të quajtur Arsen Zakharyan që aktivizohet me Dinamon e Moskës.

Fantazisti dallohet për kualitetin e lartë teknik që zotëron teksa aftësinë të driblojë dhe asistojë me shumicë. Për shërbimet e Zakharyan në “Pole Position” është klubi i Chelsea me “Blutë e Londrës” që kanë nisur kontaktet e para me rusin ndërsa janë të gatshëm të ofrojnë deri në 15 milionë euro.

Në fakt, transferimi i Zakharyan mund edhe të kryhej në merkaton e janarit, mirëpo disa pengesa të anglezëve e bënë të pamundur marrëveshjen ndërsa lojtari mbeti disi i zhgënjyer. Gjithsesi, drejtuesit e Chelsea i dhuruan siguri se në merkaton e janarit tratativa do të mbyllet me sukses.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency