Zbulohet arsyeja pse Laporta përjashtoi Piquenë nga gara për blerjen e 24.5% të Barça Studios
Gjatë muajit gusht, Barcelona aktivizoi atë që njihet gjerësisht si “leva e katërt”, duke shitur 24.5% të të drejtave të Barça Studios te Orpheus Media, një kompani e menaxhuar nga Jaume Roures. Disa kompani të tjera ishin gjithashtu të interesuara për ta blerë këtë aset nga klubi i Barçës. Sipas informacioneve të Catalunya Radio, Gerard Pique, përmes Kosmos, ishte një prej tyre.
Presidenti Joan Laporta nuk kishte pranuar t’ia shiste Piquesë 24.5% të Barça Studios, pasi e konsideronte shkelje të etikës për faktin që ai ishte ende futbollist aktiv i klubit.
Duhet mbajtur mend se pikërisht ky kod etike u modifikua së fundmi nga vetë Joan Laporta, pak pasi mori detyrën si president në epokën e tij të dytë. Pasi presidenti i Barçës refuzoi t’ia shiste Piqué pjesën e Barça Studios, nisën bisedimet për uljen e pagës së qendërmbrojtësit, i cili nuk ka luajtur asnjë nga katër ndeshjet e e para të kampionatit.



