Situata e dëmtimeve te Liverpool, gëzohet trajneri Klopp
Pas dy fitoresh rradhazi në kampionat të Liverpool, “të kuqtë” u ndalën sërish në derbi përballë Everton në barazim 0-0. Armiku kryesor i Liverpool në këto gjashtë javë të para në Premier League, pa dyshim që kanë qenë dëmtimet e shumta, sidomos në repartin e mesfushës.
Jones, Diogo Jota, Keita, Konate, Oxlade Chamberlain dhe Tsimikas ishin mungesat që në javët e para për ekipin e Jurgen Klopp, ndërsa menjëherë më pas u shtua dhe Thiago.
Spanjolli i cili u transferua nga Bayern Munich te Liverpool, nisi sezonin e tretë me fanellën e kuqe, ndërsa edhe më parë është ndalur nga dëmtimet. Megjithatë duket se situata te Liverpool po merr një tjetër drejtim, pasi sipas raportimeve së fundmi Thiago është rikthyer në stërvitje duke e lënë pas dëmtimin që ai pësoi dhe së shpejti do të jetë pjesë e organikës së Jurgen Kloop.
Në përballjen e fundit me Everton u rikthye dhe Diogo Jota, i cili mungonte që prej finales së Champions League me Real Madrid. Portugezi zëvëndësoi, Nunez në minutën e 80 dhe luajti për 11 minuta.
Pozitive paraqitet situata edhe për talentin 21-vjeçar Curtis Jones, i cili u grumbullua me ekpin në fitoren me Neëcastle United, por sërish për shkak dëmtimi nuk ishte pjesë përballë Everton.
Situata po rikthehet në normalitet për Liverpool dhe tani Kloop do të bëjë të pamundurën të rikuperoj sa më shpejt pikët e lënë në këtë fillim sezoni, me të kuqtë që ndodhen gjashtë pikë larg kryesuesve të Arsenal.



