Nis Conference League në Supersport, edhe këtë edicion spektakël, favoritë, por edhe krenari kombëtare
Edicioni i parë përfundoi me suksesin e Romës në qiellin e Tiranës, me finalen në Air Albania që u konfirmua si sukses jo vetëm për kryeqytetin shqiptar në aspektin e organizimit, por edhe si mbyllja më e bukur për një kompeticion të ri që kaloi pritshmëritë që në edicionin e tij të parë.
Conference League nis sërish rrugëtimin me ndeshjet e para të fazës së grupeve, me veçantinë e skuadrave që nisur nga radha e dytë, kërkojnë lavdinë europiane, duke dhuruar shumë rivalitet e spektakël.
Që në start nuk mungojnë favoritët e mëdhenj, në grumbullin e 32 skuadrave pjesëmarrëse në fazën e grupeve dhe një ndër to, për traditë dhe forcë është padyshim Villareali. “Nëndetësja e verdhë” vjen pas gjysmëfinales e Champions League të edicionit të kaluar dhe nga triumfi në Europa League në 2021.
Trajneri Unay Emery në karrierën e tij ka fituar 4 herë Europa League, pasi e kishte bërë këtë edhe 3 herë me Sevilla-n. Rrugëtimi i spanjollëve nis nga Grupi C, ku do të ndeshen me polakët e Lech Poznan këtë të enjte, ndërkohë që me ta janë shortuar dhe Austria e Vienës dhe izraelitët e Hapoeel Beer Sheva.
Për të mos u nënvlerësuar edhe Ëest Ham. Skuadra angleze nuk e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer Premier League, por vjen nga gjysëmfinalet e Europa League të sezonit të shkuar. Ekipi i Moyes mbetet një ndër skuadrat më të akredituara për të arritur suksesin final, edhe pse shorti nuk i ndihmoi , pasi në grupin B bashkë me ta janë dhe Steaua e Bukureshtit më të cilët do të ndeshen këtë të enjte e ndeshjen që do të transmetohet në Supersport, si dhe Anderleht dhe danezët e Silkeborg.
Italia ndërkohë kërkon të përsërisë suksesin e sezonit debutues me Romën dhe barra për të mbajtur lart flamurin i takon Fiorentinës. Shorti nuk i tradhëtoi vjollcët që pasi kaluan play offin me Tëenten, janë në grupin A, bashkë me Basaksehirin, skocezët e Heartes dhe letonezët e Riga-s.
Gjithsesi një kompeticion si Conference League nuk mund të mos ketë në brendësi surpriza dhe skuadra që mund të konsiderohen si “mina lundruese”. Duhen patur në vëmendje skuadra si Nice, Koln dhe AZ Alkmaar. Francezët kanë peshkuar në grupin F, Partizanin e Beogradit, Slovackon dhe Këlnin në një grup të vështirë që ofron intriga.
Duhet mbatur parasysh ndërkohë se kartat do të përzihen sërish pas fazës së grupeve, kur 8 skuadrat që do të renditen të tretat në grupet e Europa League do të marrin pjesë në një play off prej 180 minutash kundër të dytave në grupet e Conferencës, ndërkohë që skuadrat e para në grupe do të presin të kualifikuara 1/8 e finaleve.
Conference League edhe këtë sezon, mbart krenari kombëtare. E përfaqëson Ballkani i Ilir Dajës, kampion i Kosovës që bëri një arritje historike duke siguruar pjesëmarrjen e grupeve, ku e nis rrugëtimin këtë të enjte përballë rumunëve të Kluzh, një takim i tëri për të mos u humbur në transmetimin e drejtëpëtrdrejtë në orën 18.45 në Supersport.



