Champions League

Xavi, elozhe dyshesh Dembele-Lewa: Ousmane në nivelin e Neymarit me të mirë, për Robertin mbaruan fjalët

Xavi Hernandez është njeriu që e bindi Ousmane Dembelenë të qëndronte te Barça. Kur sulmuesi francez “e kishte mbushur kupën” dhe të gjithë kërkonin largimin e tij, Xavi e mbrojti nga kritikat, i dha besim dhe e ktheu në nivelin e tij më të lartë. Tani francezi po ia shpërblen. Në përfundim të ndeshje me Victoria Plzen (5-1), Xavi deklaroi se Dembele sot mund të krahasohet me Neymarin më të mirë kur luante te Barça.

“Ai është i lumtur, po dëfrehet, kjo është e rëndësishme për mua, për grupin… Ai bën diferencën, asiston, shënon, është në një moment të mirë. Nuk dua ta ekzagjeroj, por aftësia që ka situata një me një është në nivelin e Neymarit më të mirë. Ai duhet të guxojë më shumë për të gjuajtur në portë dhe për të shënuar. Është një djalë i mirë dhe duhet të përfitojë nga këto karakteristika. Dembele është këtu për të bërë diferencën dhe ai po e bën atë”.

Nga Dembele, te Lewandowski, në këtë rast duhen gjetur etiketimet më të përshtatshme për një “bomber” që bën gjithçka në mënyrë perfekte.

“Roberti është i tillë, është i pangopur. Mënyra si stërvitet, si e përmirëson ekipin, si e ndihmon me përulësi… po më mbarojnë lëvdatat, sepse nuk është vetëm tregolëshi që realizoi por mënyra si ai funksionon, si di ta zotërojë tempin e ndeshjes. Përveçse bën diferencën me gola, na jep shumë zgjidhje në sulm. Nëse nuk është më i miri, është mes dy më të mirëve. Është Benzema, është Haaland…, por dashur të bëj krahasime, është në një nivel që është spektakël, krenari.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency