Merr lejen e punës në Angli, sulmuesi brazilian gati “të kafshojë”si “ujk”
Diego Costa më në fund do të luajë në Premier League. Sulmuesi brazilian (me pasaportë spanjolle) do të marrë lejen e punës dhe do të mund të finalizojë transferimin e tij tek Wolverhamptoni. Pengesa e fundit që nuk e lejonte për të mbyllur kontratën ka qenë kjo burokraci që ka vonuar për disa ditë rikthimin e tij në futbollin anglez.
Diego Costa është një nënshkrim luksoz për skuadrën e Bruno Lage, e cila kishte nevojë për një qendërsulmues pas dëmtimit afatgjatë në ditën e debutimit të tij të austriakut Kalajdzic (Wolves ka paguar 18 milionë euro për këtë sulmues).
Diego Costa e njeh mirë Premier League-n, pasi ka luajtur te Chelsea. Ai mund të përshtatet në mënyrë të përkryer në një ekip mbrojtës dhe kundërsulmues si Wolves.



