Angli

Largimi i Potter drejt Chelsea-t, Brighton zyrtarizon trajnerin e ri

Pas largimit të Graham Potter drejt Londërs, ku mori drejtimin e stolit të Chelsea-t, Brighton ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Në pankinë kundër Bournemouth për Brighton do të ulet Andrew Crofts, i katapultuar nga U-23 në stolin e ekipit të parë të “Pulëbardhave”.

Në rrjetet sociale të klubit, trajneri i ri i Brighton ka folur për emocionet e tij dhe përgjegjësinë e drejtimit të skuadrës: “Jam krenar dhe i emocionuar që pata mundësinë t’i bashkohem kësaj skuadre. Tani e gjitha ka të bëjë me atë që ka nevojë klubi dhe çfarë kanë nevojë lojtarët. Qëllimi kryesor është të shkojmë në Bournemouth dhe të dalim me pikë.”

Brighton e ka nisur mirë këtë sezon të Premier League dhe pas gjashtë javëve qëndron në vend të katërt me 13 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency