La Casa de Quiz/ Diferencë e thellë, Eltoni mposht Mirelin dhe kalon në çerekfinale
La Casa de Quiz ndodhet fazën e saj të dytë, atë më vendimtaren pasi dy ditë para se të startojë Kupa e Botës në Katar, do të shpallet edhe fituesi i këtij Game Show të drejtuar nga Gjergji Stefa. Tetë konkurrentët e kualifikuar në fazën e parë, iu bashkuan tetë të tjerëve që ishin kualifikuar më herët nga audicionet.
Nga puntata e dytë e fazës së dytë, u përballën Elton Çela dhe Mirel Burgija, ku fituesi bëri diferencë të dukshme. Ai që festoi dhe fitoi të drejtën e kualifikimit ishte konkurrenti Çela, i cili triumfoi me 11 pikë diferencë, pra ai grumbulloi 38 pikë, teksa Burgija 27 me pikë.
Kështu Çela merr statusin e çerekfinalistit të dytë, duke iu bashkuar Dorjan Terziut që u kualifikua javën e shkuar. La Casa de Quiz rikthehet sërish të premten e ardhshme, në orën 21:00.



