Angli

“Veproi me mua si me Benzema-n te Reali”, Martial: Isha golashënuesi i skuadrës, por Mourinho “mi preu krahët”

Anthony Martial akuzoi Jose Mourinhon për mungesë respekti ndaj tij gjatë kohës kur ishin bashkë pjesë e Manchester United.

Mourinho mori postin e trajnerit të Manchester United një vit pas nënshkrimit të Martial. Sulmuesi humbi vendin e tij në formacion nën drejtimin e trajnerit portugez dhe iu desh të përballej me Zlatan Ibrahimovic, duke marrë fanellën e tij të preferuar me nr. 9 dhe Alexis Sanchez që zgjidhej të luante përpara tij.

“Filloi me numrin e fanellës”, tha ai për “France Football”. “Gjatë pushimeve, ai më dërgoi një mesazh duke më pyetur nëse do të ndryshoja nga numri 9 në nr.11, duke më shpjeguar se ishte shumë më mirë sepse ishte numri i legjendës Ryan Giggs. Unë i thashë që kisha respekt të madh për Giggs, por që do të preferoja të mbaja numrin tim 9. Dhe kur kthehem në klub, shoh fanellën time me nr. 11.”-tha Martial.

Më tej lojtari shtoi se Mourinho e kishte nënvlerësuar ashtu siç kishte bërë me Karim Benzema te Real Marid.

“Ai nuk më respektoi mua. Mourinho foli për mua në shtyp, fraza të vogla, pak ashtu siç kishte bërë me Karim Benzema në Real Madrid. Në sezonin 2017-2018, unë isha golashënuesi më i mirë i ekipit. Megjithatë Mourinho solli Alexis Sanchez dhe pastaj nuk luajta shumë, ishte edhe sezoni i Botërorit dhe më kushtoi shumë në fund, sidomos pasi fitoi skuadra franceze, duhet të isha atje.”- tha ndër të tjera Martial.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency