Bundesliga

Barazimi ndaj Stuttgart, Muller: Jam i zemëruar, ndeshjes i duhet shkuar deri në fund

Thomas Muller nuk është përmbajtur pas barazimit 2-2 të Bayern Munich ndaj Stuttgart. Në konferencën për mediet pas këtij takimi, që bëhet i treti radhazi në Bundesliga që kampionët në fuqi të Gjermanisë ndalen në barazim, Muller theksoi se është shumë i zemëruar.

“Sot jam i zemëruar për herë të parë këtë sezon, i zemëruar me veten tonë. Nëse duam të fitojmë çdo ndeshje dhe ky është qëllimi ynë, duhet të shkojmë deri në fund. Nuk ka rëndësi nëse kemi një ndeshje të madhe.”-shpjegoi sulmuesi gjerman.

Matthijs de Ligt, i cili shkaktoi penalltinë, që i dha në fund barazimin Stuttgartit, ishte gjithashtu autokritik.

“Ishte një lojë e vështirë, nuk jam i lumtur. Nëse ndalemi në barazim, kjo nuk është mirë. Ne nuk shfrytëzuam shanset tona sot. Stuttgarti u mbrojt mirë. Ne nuk i kishim çelësat për t’u kthyer dhe krijuar më shumë shanse. Duhet ta bëjmë më mirë në ndeshjen e radhës”,-përfundoi holandezi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency