Gossip

FOTO/ Pas Tottit, Ilary Blasi “braktis” edhe Romën: Postimet në Instagram nuk lënë dyshime

Pas divorcit me Francesco Tottin, Ilary Blasi ka kaluar një verë mjaft aktive, duke bredhur në brigje të shumta të botës, nga Afrika në Adriatik, shpesh e shoqëruar nga vajza dhe të afërm të saj.

Megjithatë së fundi duket se 41-vjeçares i është venitur edhe pasioni për klubin e Romës, pasi me fotot që ka postuar në rrjetet sociale, ka provokuar jo pak fansat verdhekuq.

E veshur me ngjyrat bardhezi, si fanellat e Juventusit, Ilary ka postuar disa foto në “story”-t e saj në Instagram, ku numëron më shumë se 2 milionë ndjekës, ndërsa tifozët e Romës natyrisht që nuk i kanë pritur aspak mirë këto postime të Ilary-t.

“Show-girl”-i italian ka qenë e martuar me legjendën e Romës, Francesco Totti në periudhën 2005-2022, teksa u divorcuan vetëm pak muaj më parë. Të dy kanë edhe tre fëmijë, Chanel, Isabel dhe Cristian.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency