“Ai e di se kujt mund t’ia kalojë topin”, Hakimi: I besoj Messit edhe kur nuk më pason
Achraf Hakimi ka folur së fundmi në lidhje me punën në grup te Paris Saint-Germain dhe veçanërisht për Lionel Messin.
Sulmuesit e PSG-së, Kylian Mbappe në veçanti, janë kritikuar kohët e fundit për mungesë kohezioni. Edhe pse, në intervistat e tyre, ata të gjithë kanë qenë të prirur të përsërisin se ekipi është gjithmonë në qendër të çdo vendimi të marrë në fushë.
23-vjeçari theksoi se nuk e vë kurrsesi në diskutim vendimin e Messit në fushë, se kujt duhet t’i pasojë dhe kujt jo.
“Kur unë jam i gatshëm ta marr topin dhe Messi nuk ma pason, është sepse ai ka parë se ka një lojtar tjetër tek i cili mund ta kalojë. Ky nuk është problem. Kështu ai bëri sot pasimin për Neymar dhe ne morëm tre pikët.”- tha Hakimi pas fitores 1-0 të PSG ndaj Brestit.



