Angli

Largimi i Potter, Brighton gjen trajnerin e ri

Brighton është në kërkim të trajnerit të ri, pas largimit të Graham Potter drejt Chelsea.

Në orët e fundit, në horizont është shfaqur emri i De Zerbi-t, ish-trajneri i Sassuolo-s, i cili pak ditë më parë i tha “jo” stolit të Bologna-s pas shkarkimit të Mihajlovic.

43-vjeçari pritet të ketë një takim konkret me drejtuesit e klubit anglez dhe sipas medieve italiane, me shumë mundësi De Zerbi do të marrë drejtimin e Brighton.

Roberto ka vetëm një eksperiencë larg Italisë, në Ukrainë me Shakhtar Donetsk që zgjati vetëm 30 ndeshje, nga 25 maji i vitit 2021 deri në korrikun e këtij viti.

Për De Zerbi-n, ky do të ishte një hap shumë i rëndësishëm në karrierë, pasi do të drejtonte për herë të parë në Premier League, e mbi të gjitha me një skuadër shumë ambicioze, ndërsa më parë ka drejtuar ekipe si Foggia, Palermo dhe Benevento.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency