VIDEO/ Super Muriqi, “ndëshkon” me kokë Real Madridin
Vedat Muriqi ka kaluar në avantazh skuadrën e Mallorcas pas 35 minutave lojë ndaj Real Madrid.
Sulmuesi dardan ka realizuar një super gol me kokë, pas një krosimi në zonë nga Lee. Kështu Muriqi nuk e fali në këtë rast skuadrën e Reali-t, pasi më herët i mjaftuan vetëm 30 sekonda lojë që të trembë skuadrën e Realit dhe të tronditë portierin Courtois.
Aktualisht ndeshja Real Madrid-Mallorca është duke u luajtur në Santiago Bernabeu, me rezultatin 0-1.



