Serie A

Trajneri i Empolit, elozhe Bajramit: Ka shumë aftësi…

Nedim Bajrami fiton elozhet e trajnerit të Empolit, Paolo Zanetti. Në prag të ndeshjes me Romën, tekniku italian vlerësoi cilësitë e mesfushorit të Kombëtares Shqiptare dhe nuk e përjashtoi mundësinë e aktivizimit të tij titullar krah kroatit Pjaca.

“Do të kisha dashur të kisha pasur në fillim Bajramin e sotëm. Ai ka aftësi të mëdha, tani e vlerësoj që po bën gjithçka për t’u rikthyer në futbollistin që është. Në Salerno ishte shumë i lëvizshëm, i rrezikshëm, skuadra e ngriti nivelin kur ai hyri më fushë. Stafeta do të jetë e domosdoshme me kalimin e kohës, por nuk është e sigurt që nuk mund të luajë bashkë me Pjacën. Dua që skuadra të ketë shumë konkurrencë në fazën sulmuese”.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency