Ligue 1

Monaco “ngre kokë”, fut Lyonin në krizë

Monaco regjistroi një sukses të rëndësishëm në shtëpi teksa mposhti me rezultatin 2-1 Olympique Lyon. Të besuarit e Clerment shënuan dy gola të shpejtë pas pushimit të pjesës së parë, finalizime që vendosën ndeshjen në “Stade Louis II”.

Fillimisht Badiashile zhbllokoi sfidën në minutën e 55’, teksa përfitoi maksimalisht nga harkimi i Caio Henriques nga goditja e këndit.

Skuadra e Peter Bozs nuk mësoi nga gabimi i golit të parë dhe pësoi sërish nga një situatë standarte, kur Maripan ndali në rrjetë kësaj radhe pas një tjetër asisti të Henrique. U duk se Lyoni do të rikthehej në lojë pas ngushtimit të shifrave nga Toko Ekambi(81’), por ishte shumë vonë.

Në këtë mënyrë, Monaco ruan ecurinë pozitive, teksa merr fitoren e tretë radhazi dhe ngjitet në kuotën e 11 pikëve, në vendin e 7-të, ndërkohë që për Lyonin kriza vijon, teksa pëson  humbjen e dytë radhazi në Ligue 1 dhe mbeten në vendin e 5-të me 13 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency