De Jong kundër De Ligt, “i dashur armik”
De Jong dhe De Ligt do të përjetojnë një takim të veçantë këtë të martë në mbrëmje. Të dy holandezët, të cilët kanë një të kaluar të përbashkët tek Ajaxi dhe janë shok skuadre në ekipin kombëtar, janë miq shumë të ngushtë edhe jashtë fushës. Qendërmbrojtësi i Bayernit është përfolur shpesh për të përforcuar skuadrën katalane.
Por të dy, De Jong dhe De Ligt, do ta lënë miqësinë e tyre mënjanë gjatë 90 minutave të “Allianz Arena”. Dallimi mes të dyve është se mbrojtësi pritet të jetë një lojtar me shumë peshë në formacionin e parë të Bayernit këtë sezon, ndërsa mesfushori i Barçës ka humbur prezencën si titullar. Në fakt, në verë e ardhmja e tij ishte në ajër.
De Ligt arrin në përplasjen me Barçën me stofin e titullarit, kurse De Jong, i cili nuk luajti ndaj Victoria Plzen, pret ende të debutojë në Champions këtë sezon. Në sfidën e fundin, ndaj Cadizit, mori më shumë minuta se kurrë më parë në këtë fillim sezoni.



