Bayer Munich nuk heq dorë, nis tratativat për sulmuesin
Bayern Munich ka nisur zyrtarisht tratativat për të transferuar Harry Kane në Allianz Arena. Sipas “Sky Sport” drejtuesit e klubit bavarez dhe babai i sulmuesit kanë zhvilluar bisedime së bashku për të parandaluar rinovimin me Tottenham.
Synimi i Bayernit u shpall që në merkaton verore, kur u bë e ditur që Kampionët e Gjermanisë në vitin 2023 do të bëjë të pamundurën për të sjellë në Allianz Arena, Harry Kane.
Largimi i Robert Lewandowski nga Bayern Munich, ka lënë hapësira të mëdha në repartin e sulmit dhe tani kampionët e Gjermanisë kanë piketuar Kane për të zëvendësuar përfundimisht polakun.
Anglezi në sezonin e ri arriti një tjetër rekord, pasi u bë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Premier League. 29-vjeçari është pjesë e Tottenham që prej vitit 2013 dhe gjithmonë ka qenë pika më e fortë e klubit anglez.
Në sezonin e ri që ka nisur, në gjashtë javët e para, Kane deri më tani ka shënuar pesë gola. Ndërsa Bayerni i Munich në tre sfidat e fundit në Bundesligë ka marrë tre barazime dhe mungesa e golave të Robert Lewandowskit vazhdon të ndihet.
Në pozicionin e polakut deri më tani ka luajtur, Sadio Mane, i cili u transferua në merkato nga Liverpool. Senegalezi në gjashtë javë e parë në kampionat ka shënuar tre gola.



