Angli

Haaland argëton në intervistë dhe zbulon ëndrrën: Nuk mendoj shumë për veten!

Erling Haaland është emri më i përmendur tek Manchester City në këtë fillim të sezonit. Në ndeshjen ndaj ish-ekipit të tij, Borussia Dortmund, bomberi norvegjez gjeti për të 13-tën herë rrugën e rrjetës në tetë ndeshje, duke kompletuar përmbysjen e anglezëve ndaj gjermanëve me shifrat 2-1.

Por, përveç spektaklit që dhuron në fushë, 22-vjeçari argëton edhe në intervistë sa herë që ndalet t’iu japë përgjigje mediave të pranishme. Së fundmi, Haaland është ngacmuar nëse e shqetëson fakti që nuk është shumë aktiv në lojën e Cityt, por e prek topin në shumë pak raste dhe zakonisht vetëm në brendësi të zonës së kundërshtarëve. Por, përgjigja e Haaland ishte e drejtpërdrejtë me sulmuesin që nuk u vu aspak në siklet nga pyetja, ndërsa theksoi edhe njëherë fiksimin e tij për të shënuar gola.

A të shqetëson fakti që nuk ke shumë kontakt me topin përgjatë ndeshjes? “E di, njerëzit thonë se unë nuk e prek shpesh topin, por nuk më intereson. Ëndrra ime është ta prek pesë herë topin dhe në këto pesë raste, ta dërgoj në rrjetë atë. Unë nuk mendoj shumë për veten, sepse nëse mendon shumë atëherë nuk është diçka e mirë”.

Lojtarët e Borussias të mbuluan mirë, të njohin? “Ata nuk më ndaluan, në fund unë shënova”, u shpreh Haaland.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency