Ish-sulmuesi i Liverpoolit gjen ekip, firmos me “mbretërorët” që luajnë në Championship
Ish sulmuesi i Newcastle dhe Liverpool, Andy Caroll rikthehet të luajë, këtë herë në Championship, pasi ka firmosur me skuadrën e Readingut, aty ku luajti edhe sezonin e kaluar vetëm pak muaj në dimër.
Lajmi për një marrëveshje mes tyre qarkullonte prej ditësh, por u zyrtarizuar vetëm mbrëmjen e të enjtes, me Caroll që ka firmosur një kontratë afatshkurtër, deri në mesin e janarit të vitit të ardhshëm.
Sipas mediave britanike, palët kanë një pakt, që nëse sulmuesi 33-vjeçar do të tregojë formë të mirë, atëherë do t’i rinovohet bashkëpunimi deri në fund të sezonit.



