Jude Bellingham ylli i ri i Dortmund, anglezi i habit të gjithë
Jude Bellingham vazhdon të shkëlqejë me Borusia Dortmund duke u rikonfirmuar me statusin e një prej lojtarëve më të mirë në Europë.
Mesfushori i talentuar anglez mori ftesën e radhës nga Gareth Southgate për sfidat në Nations League, ku Anglia do të përballet me Italinë dhe Gjermaninë.
E ardhmja e tij është përfolur gjatë në merkaton verore, pasi Liverpool dhe Real Madrid e shfaqën hapur dëshirën për ta transferuar. Ekipi i Jurgen Kloop e udhëhoqi garën, megjithatë një transferimi i tij te “The Reds” nuk u bë realitet për faktin se Dortmund nuk lejoi të largohej një tjetër lojtar shumë i rëndësishëm pas transferimit të Haaland te Man City.
Liverpool nuk e ka nisur mirë sezonin e ri, pasi është hasur me probleme të shumta, megjithatë trajneri Jurgen Klopp e ka pranuar se është një tifoz i madh i Bellingham dhe se Liverpool do të bëjë të pamundurën për ta transferuar në verën e vitit 2023.
19-vjeçari me paraqitjet e tij ka rënë në syrin e shumë klubeve gjigante europiane, ndërsa te Dortmund është kthyer në një titullar të padiskutueshëm. Pasi they rekordin e aktivizimit si lojtari më i ri që ka marrë pjesë në finalet e një Europani në ndeshjen Angli – Kroaci, tani Bellingham është gati për një tjetër arritje historike në ndeshjen e radhës me Schalken, pasi talenti do të arrijë shifrën e 100 të aktivizimit me Dortmund.



