Itali

Impenjimet përballë Anglisë dhe Hungarisë, trajneri Mancini me tre risi në listë

Trajneri Roberto Mancini ka publikuar listën me 29 futbollistët e grumbulluar për dy impenjimet e Nations League ndaj Anglisë dhe Hungarisë respektivisht më datat 23 dhe 26 shtator. Tekniku Mancini ka grumbulluar për herë të parë tre lojtarë, të cilët vijnë nga radhët e Lazios, Empolit dhe Salernitanës. Fjala është për dy portierët, Ivan Provedel e Gulielmo Vicario si dhe mbrojtësi Pasquale Mazzochi.

Ndërkaq, rikthehet të veshë fanellën e kombëtares edhe Vincenzo Grifo i Freiburg, i cili nuk grumbullohej me axurrët prej miqësores me San Marinon në maj të vitit 2021.

Lista e të grumbulluarëve:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency