Itali

Trajneri i Empolit “i dashuruar” me shqiptarët, “ngre në qiell” edhe Ismajlin

Trajneri i Empolit, Paolo Zanetti duket i dashuruar me futbollistët shqiptarë, teksa pas elozheve për Nedim Bajramin, ka bërë të njëjtën gjë edhe për qendërmbrojtësin e Kombëtares, Ardian Ismajli.

Ky i fundit e ka nisur sezonin në mënyrë perfekte, pasi shifrat e rreshtojnë në treshen më të mirë të kampionatit italian, ndërsa trajneri i toskanëve tha se Ismajli është njeriu me të cilin do të donte të shkonte në luftë, si për të përshkruar besimin e patundur që ka te ai.

“Ardianin e njoha këtë verë dhe mjaftoi një shikim për t’u kuptuar me njëri-tjetrin. Ka një karakter të jashtëzakonshëm dhe shkon në fushë me sytë e një luftëtari, me shikimin e një tigri. Kemi mentalitet të njëjtë dhe nëse do të shkoja në luftë, do ta merrja padyshim në krah. Këto janë cilësitë e tij dhe e meriton padyshim momentin fantastik që po kalon”, deklaroi trajneri Zanetti.

Ardian Ismajli pritet të mbajë peshën e repartit të prapavijës edhe në ndeshjet e Kombëtares Shqiptare, pasi është i vemti titular i mbrojtjes në dispozicion të Rejës, duke qenë se Kumbulla, Gjimshiti e Dermaku mungojnë për arsye dëmtimi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency