La Liga

Simeone: Oblak gati për derbin, ju tregoj pse Griezmann nuk luan titullar

Diego Simeone ka marrë një lajm të mirë përpara derbit ndaj Realit të Madridit, që do të zhvillohet të dielën (21:00), përballje që do transmetohet në SuperSport 2.

Portieri Jan Oblak, një ndër lojtarët kryesorë të Atleticos, ka lënë pas krahëve problemet fizike dhe do të jetë gati për duelin ndaj skuadrës së Carlo Ancelottit.

Oblak do të luajë nesër. Sezonin e kaluar ndikuan shumë mungesat e Savic dhe Gimenez. Kemi lojtarë të rëndësishëm në përbërje, të gjithë punojnë fort për të qëndruar sa më gjatë këtu me ne.

Griezmann? Ne duhet të kuptojmë që Morata dhe Joao Felix po bëjnë shumë mirë. Griezmann ndryshon ritmin tonë në 30 minutat e fundit kur futet, ai i jep një ndryshim lojës tonë.. Për momentin po luajmë në këtë mënyrë”, deklaroi Simeone.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency