Zgjohet Flamurtari, triumfojnë Tërbuni dhe Korabi
Flamurtari moti fitoren e parë në këtë sezon futbollistik, pas atij starti të dobët me një fitore dhe një barazim. Skuadra vlonjatë triumfoi thellë 0-3 në fushën e Cërrikut, me vendasit që luajtën që nga fundi i pjesës së parë me një futbollist më pak (u ndëshkua Ngjela). Për kuqezinjtë shënuan Metani në fraksionin hapës dhe Silva dy herë në pjesën e dytë.
2-0 triumfoi Korabi me Luzin falë golave të Lalës dhe Kekos, ndërsa Tërbuni fitoi 2-1 përballë Tomorit me gola të Tafilit dhe Xhabrahimit, që bënë të pavlefshëm finalizimin e miqve për rezultatin e përkohshëm 1-1.



