Tragjedi në familjen e sulmuesit të Italisë, arsyeja pse s’u thirr nga Mancini
Tragjedia godet familjen e Lorenzo Insignes. Sipas “Corriere della Sera”, ish-kapiteni i Napolit (tani te Toronto FC) dhe bashkëshortja e tij, Jenny Darone, kanë humbur fëmijën që prisnin prej gjashtë muajsh. Që më 8 shtator, klubi kanadez kishte parashikuar që lojtari po përballej me “një situatë delikate familjare” dhe se për këtë arsye ai do të qëndronte pushim.
Gazeta italiane në versionin online për fat të keq raporton lajmin e keq familjen e Insignes. Djali që pritej të vinte në jetë do të ishte fëmija i tretë i çiftit. Kjo ngjarje e rëndë shpjegon edhe mungesën e ftesës për Insignen nga Roberto Mancini për angazhimet e radhës të Italisë në Ligën e Kombeve.



