La Liga

VIDEO/ “Paqe” në Villareal-Sevilla, nuk ka fitues në “de la Ceramica”

Nuk ka fitues në duelin Villareal-Sevilla. Sfida përfundoi në barazim 1-1 dhe të dy ekipet ndanë nga një pikë. Të parët kaluan në avantazh andaluzianët në minutën e tetë.

Aksion i bukur nga krahu i djathtë, asist i Iscos dhe gol i Oliver Torres. Ekipi i Lopeteguit nuk ia doli të ruante avantazhin, pasi vendasit barazuan me anë të Alex Baena (51’).

Dy ekipet krijuan raste të tjera, por pa ia dalë të dërgonin topin në rrjetë. Përfundimisht barazim, që ngjit Villarealin në vend të gjashtë me 11 pikë, teksa Sevilla, me vetëm një fitore në gjashtë javët e para, numëron vetëm 5 pikë.

Golat e VILLAREAL-SEVILLA

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency