VIDEO/ Suksese identike, Sociedad dhe Betis nuk gabojnë në shtëpi
Real Sociedad dhe Real Betis siguruan fitoret e radhës në La Liga. Skuadra baske mposhti 2-1 Espanyolin, me të tre golat që u shënuan në fraksionin e parë të takimit.

Dy golat e vendasve erdhën falë gafave të katalanasve në mbrojtje. Norvegjezi Alexander Sorloth dhe Brais Mendez ishin autorët e golave për Sociedadin, teksa Exposito barazoi përkohësisht rezultatin për ekipin e Keidi Bares.

Mesfushori i kombëtares shqiptare mungoi në këtë duel, pasi vijon të jetë i dëmtuar. Ndërkohë, Real Betis iu fal dygolëshit të Borja Iglesias për të thyer 2-1 Gironën (Martinez).
Ky sukses e ka ngjitur skuadrën andaluziane përkohësisht në vend të dytë me 15 pikë, po aq sa numëron Reali i Madridit, që do të sfidojë Atleticon në “Wanda Metropolitana”.




