Serie A

Zhgënjimi i Piolit: S’mund të humbësh me këtë lojë, e vështirë të fajësosh mbrojtjen

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli shpreh të gjithë zhgënjimin e tij pas humbjes së Milanit në shtëpi ndaj Napolit: “Nuk jam i kënaqur, kur një ekip luan kështu nuk mund të humbasë. Nuk duhej të humbnim. Nga kjo mbrëmje duhet të mësojmë të jemi më konkretë.”

Milani, duhet pranuar ishte dominant në lojë, krijoi shumë raste, goditi traversën, por në fund janë golat ata që kanë rëndësi.
“Humbëm sepse nuk luajtëm me vendosmërinë që nevojitet. Ne luajtëm më mirë se Napoli. Është për të ardhur keq që humbëm ecurinë e pamposhtur me një paraqitje të tillë. Është e vështirë të fajësosh mbrojtjen, keqardhja më e madhe është se shënuam vetëm një gol. Është e vështirë t’i atribuojmë diçka fazës sonë të mbrojtjes, pasi i kemi lënë pak një ekipi që zakonisht krijon shumë.”

Për ndryshimet që bëri në fund të pjesës së parë, Pioli sqaron:

“E hoqa Calabrian sepse kishte një lodhje muskulore, ndërsa Kjaer e zëvendësova për shkak të kartonit të verdhë”.

Në fund, një koment edhe për performancën e De Ketelaere:

“Ai është në rritje të vazhdueshme, jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tij dhe jam i sigurt se do të jetë gjithnjë e më vendimtar edhe në fazën sulmuese”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency