Futboll

Ish-mesfushori i Barçës shkëlqen në MLS, barazon rekordin e Beckham

Riqui Puig barazon David Beckham. Mesfushori spanjoll, të cilin Barcelona e shiti këtë verë te Los Angeles Galaxy në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka nisur vrullshëm sezonin dhe ka dhënë 6 asiste në 5 ndeshje.

Para tij, vetëm David Beckham në 2008-ën ia ka dalë të regjistrojë këto shifra, por nuk mbaron këtu. Mesfushori i talentuar dha tre asiste në një ndeshje, ndaj Colorados, diçka që më parë e kishte bërë vetëm legjenda amerikane e futbollit, Landon Donovan në 2014-ën.

Mesfushori i talentuar është rritur në akademinë e Barcelonës dhe te katalanët prisnin shumë prej tij, por trajneri Xavi e “dogji” shpejt dhe e nxorri jashtë planeve, duke udhëzuar drejtuesit e klubit ta shesin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency