La Liga

Kujton kohën te Barcelona, Braithwaite: Isha golashënuesi më i mirë, Xavi nuk më donte

Situata e Braithwaite te Barcelona ishte një nga ‘mini-telenovelat’ e verës. Sulmuesi danez donte të qëndronte te katalanasit deri në përfundim të kontratës ose në të kundërt të largohej përgjithmonë, pra huazimi nuk ishte një opsion i pëlqyer nga ai.

Ndërsa nuk gjeti më hapësira te Barça dhe me tifozët që haptazi ishin kundër tij, sulmuesi u detyrua të gjente një destinacion të ri, dhe shtëpia e re e danezit u bë Espanyoli, ku u transferua në orët e fundit të merkatos së verës.

31-vjeçari ka folur së fundmi për periudhën e tij te klubi “blaugrana” dhe në njëfarë forme ka akuzuar trajnerin Xavi Hernandez për mungesën e hapësirës.

“Nuk kam asgjë negative për të thënë për kohën që kalova te Barcelona. Unë isha golashënuesi më i mirë sezonin e kaluar para se të lëndohesha. Por më pas pati një ndryshim trajneri, ai donte diçka tjetër dhe kjo është pjesë e jetës së futbollit. Megjithatë unë kam treguar se kam nivelin për të luajtur në Barcelonë”, – tha danezi.

Nga momenti kur u bashkua me Espanyol-in këtë verë, Braithwaite ka gjetur rrugën drejt rrjetës 2 herë në tre ndeshje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency