Katar 2022

Kundër Katar 2022, Flick: Atje nuk respektohen të drejtat njerëzore, Kupa e Botës luhet për tifozët

Trajneri i kombëtares së Gjermanisë, Hans-Dieter Flick, u shpreh kundër zgjedhjes së Katar-it, si vend organizator për Botërorin 2022.

Në një intervistë për “Süddeutsche Zeitung”, tekniku theksoi se Kupa e Botës nuk duhej të ishte organizuar atje dhe kjo për shkak se në Katar nuk respektohen të drejtat bazë njerëzore.

“Kupa e Botës nuk duhej të ishte organizuar atje, ne duhej të thoshim jo. Në Katar të drejtat njerëzore nuk mbrohen, kështu që nuk do të jetë një Kupë Bote për tifozët. Ka njerëz që duan të fluturojnë në Katar, por heqin dorë për një sërë arsyesh”-tha ndër të tjera Flick.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency