Brazili “tregon dhëmbët” para Botërorit, “shkatërron” në miqësore Tunizinë
Brazili ka zhvilluar një super miqësore përbalë Tunizisë, duke provuar edhe njëherë tjetër se është në tp formë përpara nisjes së Botërorit Katar 2022.
Ekipi i trajnerit Tite shtangu me fitoren 5-1 djemtë e Kadri, duke e diktuar ritmin gjatë gjithë sfidës.
Goli i parë dhe që zhbllokoi sfidën u realizu nga Raphinha në minutën e 11’, i cili gjeti rrugën drejt rrjetës pas një asisti nga Casemiro. Tunizia gjeti golin e barazimit në minutën e 18’ me Talbi, por gëzimi i tyre zgjati vetëm 1 minutë, pasi në minutën e 19’ Richarlison shënoi golin e dytë për vendasit.
Neymar do të gjente rrugën drejt rrjetës në minutën e 29’, pasi mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe i dhuroi golin e tretë ekipit të tij. Ndërsa në minutën e 40’ Raphinha do të realizonte golin e dytë personal dhe të katërtin për Brazilin.
Sikur të mos mjaftonte ky rezultat, Tunizia do të mbeste me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Bronn në minutën e 40.
Edhe në fraksionin e dytë Brazili kishte dominim absolut, por në këtë pjesë u realizua vetëm një gol, ai i Pedros në minutën e 74’, i cili vulosi edhe rezultatin e kësaj miqësoreje.



