Featured

VIDEO/ Tragjedi në futbollin indonezian, trazira në fushë. Të paktën 129 të vdekur mes të cilëve fëmijë dhe policë!

Një ndeshje futbolli është kthyer në një tragjedi kombëtare teksa tifozët të zemëruar pas disfatës së Arema Malang ndaj Persebayas, u futën në fushë për të protestuar ndaj lojtarëve por edhe për t’u përleshur me tifozerinë kundërshtare.

Situata doli jashtë kontrollit shumë shpejt dhe nisi një përplasje e cila pati pasoja fatale për të paktën 129 persona që humbën jetën, mes tyre fëmijë dhe forca të policisë. Autoritetet saktësuan se pjesa më e madhe e vdekjeve u shkaktua nga problemet me frymëmarrjen si pasojë e rrëmujës në turmë ndërsa futbolli në Indonezi është ndalur për të paktën një javë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency