Shkëndija triumfon me përmbysje, ngecin kampionët e Shkupit
Feston Shkëndija në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që kampionët e Shkupit ngecën në një barazim në shtëpi. Kuqezinjtë nga Tetova reaguan pas dy barazimeve në kampionat, duke mposhtur me përmbysje 1-3 Pobedan në transfertë.
Ljupche Doriev realizoi një dygolësh. Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Adenis Shala, teksa Ognjen Djurkovic i dhuroi përkohësisht avantazhit ekipit vendas. Kjo fitore ka ngjitur djemtë e Qatip Osmanit në vend të dytë me 15 pikë.

Struga kryesuese është 10 pikë larg, por Shkëndija ka luajtur një takim më pak. Shkupi nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në kryeqytet ndaj Sileksit, që ndan vendin e dytë me Shkëndijën.
Bardhekaltrit nuk po kalojnë një moment shumë të mirë në kampionat dhe numërojnë 12 pikë duke u renditur në vendin e pestë pas tetë ndeshjeve të zhvilluara.




