Legjionarët

VIDEO/ Sadiku shënon përsëri, fitore me aromë La Lige për Cartagenan

Armando Sadiku ka shënuar golin e radhës në La Liga 2. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e parë në fitoren 1-3 që Cartagena arriti në fushën e Real Oviedo.

Ishte minuta e dhjetë kur 31-vjeçari shfrytëzoi një pasim nga krahu i djathtë, i rrëmbeu kohën mbrojtjes vendase dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të menjëhershme.

Ky ishte goli i katërt sezonal për Sadikun, ndërkohë që Cartagena realizoi edhe dy gola të tjerë, arriti fitoren e dytë radhazi në transfertë dhe ndan vendin e dytë bashkë me Las Palmas me nga 16 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency